U mbajt koncerti i II-të multikulturor në Sheshin Filipi i Dytë (FOTO)

Në Sheshin “Filipi i Dytë”, gjatë ditës së djeshme dhe sot u mbajt koncerti i dytë multikulturor i organizuar nga Shoqata Eko Vita Art- Shkup.

Pjesëmarrës në natën e parë ishin Emin Salihi me bendin mysafirë special Filonid Aliu, Donika Domazeti, Hana Palloshi.
Në natën e dytë, performuan ansambli “Karshiaka”, Shka Liljan, Shka Jeni Joll, Studio Etnos, Adil Alush, Orkestra Çallgi merak dhe Grupi folklorik i ansamblit “Karshiaka”.
Përkrahës i manifestimit ishte Ministria e Kulturës.

Schoolture.info ju sjell disa fotografi nga atmosfera gjatë koncertit.