Reagoni menjëherë nëse vëreni një nga këto gjashtë sinjale te fëmijët

Fëmijët edhe në vitet më të hershme kalojnë faza të ndryshme të rritjes, çka nënkupton se në disa faza janë, siç duan të thonë prindërit, “të pamundur”.  Detyra e mamit dhe babit është, ndër të tjera, është të mësojnë vazhdimisht fëmijën se si të sillet dhe të korrigjojë sjelljet e këqija të tij, qoftë me shembull, apo qoftë me atë duke i vënë në pozita të caktuara, transmeton Panacea.

Do të ketë situata kur fëmija do të bëhet histerik, hidhet në dysheme, bërtet, zihet me ju etj, të gjithë fëmijët dhe të gjithë prindërit e kalojnë këtë në një moment. Megjithatë, ekzistojnë disa sjellje që nuk duhet t’i toleroni kurrë, për hir të fëmijës tuaj, por edhe për hir të vetes suaj dhe të njerëzve që ju rrethojnë.

Ju nuk duhet të toleroni këto gjashtë lloje sjelljesh:

  1. Fëmija merr gjëra që nuk janë të tijat
  2. Fëmija tallet me të tjerët që janë të ndryshëm në çfarëdo mënyre
  3. Ngacmon të tjerët pa asnjë arsye
  4. Përjashton të tjerët (nga shoqëria)
  5. Godet, thyen dhe hedh gjërat kur zemërohet, tregon mungesë respekti për prindërit ose ndonjë autoritet
  6. Tallet me pamjen fizike të dikujt tjetër.

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është se nuk është mirë të ndëshkoni një fëmijë për një sjellje një herë dhe ta “lëshoni” herën e dytë. Jini të qëndrueshëm në shpjegimin dhe/ose ndëshkimin e një sjelljeje në mënyrë që fëmija të kuptojë se nuk është në rregull në asnjë situatë.