Trajnim për dixhitalizim të filmave me certifikim europian

Kinoteka e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë (SCAS dhe Biblioteka Kombëtare “P.R. Slavejkov”), Gjermania (Zeutschel) dhe Holanda (ERfgoedcentrum De Domijnen) si pjesë e projektit “Mobireel” dixhitalizimi i lirë mobil i filmave të vjetër në kuadër të programit ERASMUS + ju informon se platforma Mobireel.eu tashmë është në dispozicion për të gjithë qytetarët. Meqë viti i parë i projektit ka përfunduar, ne jemi të lumtur të njoftojmë se platforma e internetit për projektin MobiReel është gati për t’u përdorur në të pesë versionet e gjuhëve: gjuhë maqedonase, angleze, gjermane, holandeze dhe bullgare. Platforma ofron trajnime për dixhitalizimin e të ashtuquajturave filma të shtëpisë, të regjistruara në VHS, SVHS, 8mm, 9.5mm, 16mm etj. Çdo qytetar që është i interesuar për këtë trajnim mund të regjistrohet në platformë dhe të përfundojë trajnimin dhe me përfundimin me sukses të trajnimit fitohet një certifikatë e akredituar evropiane.

Kanali YouTube i projektit është gjithashtu aktiv dhe të gjithë mund të shihni videot e shkurtra të regjistruara nga vendet partnere, të realizuara për nevojat e projektit: pesë video për njësitë/modulet e ndryshme të prodhuara nga partnerët e projektit. Videot janë shpjegime të shkurtra të temave të modulit. Në kanal mund të shihen edhe disa filma të shkurtër tashmë të dixhitalizuar.

Në kuadër të projektit, aktualisht po punohet për regjistrimin dhe një video të re dhe po përgatitet një manual që do të jetë i disponueshëm online.

Lidhja me platformën: https://mobireel.eu/

Lidhja me kanalin në Youtube: https://www.youtube.com/@MobiReel