Turqia planifikon të ndalojë telefonat celularë në shkolla

Në vitin e ri shkollor në Turqi është planifikuar ndalimi i përdorimit të celularëve nga nxënësit gjatë orëve të mësimit.

Kështu deklaroi ministri turk i arsimit, Yusuf Tekin, në një konferencë me përfaqësues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi, njoftoi uebfaqja Haberler.– Po shqyrtojmë zbatimin e masave për të parandaluar përdorimin e celularëve dhe pajisjeve dixhitale nga nxënësit gjatë kohës që janë në shkollë. Është e gabuar të lejohen celularët dhe pajisjet dixhitale në institucionet arsimore sepse varësia dixhitale ngadalëson procesin arsimor – tha Tekin.Nuk saktësohet nëse kjo masë do të zbatohet si për shkollat ​​shtetërore ashtu edhe për ato private.