Shkup, të enjten fillon Festivali “Summerland”

Këtë vit në Shkup për herë të parë do të mbahet festivali “Summerland”. Nga data 04.07-28.07 në zemër të Parkut të Qytetit, çdo ditë do të ketë program muzikor dhe aktivitete zbavitëse për të gjitha moshat.

Përpos interpretuesve muzikor, në kuadër të festivalit do të ketë edhe kënda për lojëra, videolojëra, lojëra në grup dhe tabela. Për më të vegjlit do të ketë këndë fëmijëror me shfaqje argëtuese dhe edukative.

Hapja e Summerland është të enjten (04.07), ndërsa programi zbavitës do të mbahen çdo ditë nga ora 18.00 deri në orën 00.30. /Schoolture.info/