Liqeni pafund, perla e Maleve Taurus (FOTO)

Liqeni pafund që ndodhet në kufirin midis rretheve turke Akseki në Antalya dhe Bozkir në Konya, është një destinacion popullor për shumë adhurues të natyrës dhe fotografëve, pavarësisht nëse ata janë profesionistë apo amatorë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kjo perlë ndodhet në 1.702 metra lartësi mbidetare në shpatet veriore të Maleve Taurus. Uji i pastër, niveli i të cilit është i barabartë gjatë gjithë vitit, brenda të gjitha stinëve frymëzon vizitorët e liqenit për të pushuar dhe shijuar bukuritë natyrore.

Liqenin e vizitojnë turistë nga të gjitha pjesët e Turqisë, veçanërisht në Antalya dhe Konya.

Njëri prej tyre është Ali Kara, i cili me gjyshin e tij erdhi nga Antalya. Ai tha se çdo verë vijnë dhe peshkojnë.

“Këtu temperaturat janë shumë të këndshme, kemi ardhur në piknik dhe peshkim. Këtë vend do t’ua rekomandoja të gjithëve. Liqeni pafund gjatë fundjavës vizitohet nga shumë turistë nga Antalya dhe Konya. Paraardhësit tanë vijnë nga këto zona. Këtu vijmë në maj dhe qershor dhe në këto male mbetemi deri në nëntor”, ka thënë Kara.

Ai shtoi se në shpatet e maleve merren me bujqësi dhe se shumë njerëz preferojnë të shkojnë në det, ndërsa ata vijnë në male ku temperaturat janë shumë më të ulëta.

Mustafa Harmanci me familjen e tij erdhi nga Konya. Ai tha se uji ishte jashtëzakonisht i kthjellët dhe nuk mund të përballonte pa notuar në liqen.

“Meqenëse thonë se liqeni nuk ka fund, nuk largohem shumë nga bregu. Ky ujë mund të pihet. Liqeni është një vend fantastik dhe ajri është i pastër. Të gjithë duhet të vijnë dhe të binden për bukurinë e tij”, tha Harmanci.

Liqeni pafund, perla e Maleve Taurus
Liqeni pafund, perla e Maleve Taurus
Liqeni pafund, perla e Maleve Taurus
Liqeni pafund, perla e Maleve Taurus

Premium WordPress Themes DownloadDownload WordPress ThemesDownload Premium WordPress Themes FreePremium WordPress Themes Downloaddownload udemy paid course for freedownload micromax firmwarePremium WordPress Themes Downloadudemy paid course free download