Një NISMË fisnike e NISMËS/ 114 tituj të librave në dispozicion të nxënësve, studentëve…

Shoqata qytetare “NISMA” ka ofruar një mundësi për nxënësit, studentët dhe gjithë të tjerët të marrin ndonjë libër, nga gjithsej 114 titujt që i kanë në dispozicion për të shfrytëzuar këtë kohë të lirë, duke lexuar.

Më poshtë është edhe njoftimi i shoqatës ku shpjegohet mënyra se si mund të sigurohet një libër.

Të dashur lexues!
(Nxënës, student, e ju të tjerë..)

Duke marrë parasysh se, përmes leximit njeriu arrinë kënaqësinë e shpirtit dhe plotësimin e personalitetit, me porosinë e krijuesit tonë suprem, në zbritjen e ajetit të parë “ikre” (lexo)…dhe,

Meqë jemi në kohën kur fëmijët, nxënësit dhe studentët gjinden në pushim verorë nga procesi edukativo – arsimorë dhe kanë kohë më të lirë për lexim, ne ju paraqesim mundësinë për së afërmi ti kenë librat që më së shumti i tërheqin ato.

Në bibliotekën tonë për momentin kemi 114 tituj të librave, nga më të ndryshmet.

Si mund ti përdorni librat që ne i kemi në dispozicion?! Rregullat e përdorimit:

– personat e interesuar mund të drejtohen në faqen zyrtare të shoqatës apo direkt në ndonjë nga antarët e shoqatës dhe të paraqesin kërkesën e tyre për ndonjë libër. 
– personi që merr libër evidentohet dhe në të njëjtën kohë i caktohet afati se kur duhet të kthehet libri (libri mund të jetë në dispozicion në kohën prej një jave, në varësi prej librit mund edhe të zgjatet afati).

Jemi të hapur, dhe në çdo kohë mund ti shihni e ti përzgjedhni librat vetë, në bibliotekën tonë.

Schoolture.info