Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadoren japoneze, Haneda

Ministri i Kultures, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadoren e Japonisë ne Republiken e Maqedonisë së Veriut, Keiko Haneda.
Bashkëbiseduesit në takim  i theksuan lidhjet e mira tradicionale kulturore mes  dy vendeve të krijuara që nga viti 1994.

Poashtu, një nga aktivitetet domethënëse në fushën e kulturës, njihet filmi maqedonas
“ Punk ne e mrtov ”  (2016) ,si pjesë e projektit “Kinema Yugo”, i cili u mbështet nga ambasadat e Republikës së Maqedonisë Veriore,Republika  e Serbisë dhe Republika e Sllovenisë në Tokio.
Mes  te tjerash u fol edhe për pjesëmarrjet e poetëve japonez në manifestimin Mbrëmjet e poezisë Strugane.
Ndërkaq,në vitin 2019, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së  Maqedonisë Veriore,  Jana Maneva-Cuposka implementoi  projektin “Ceiz” në Tokio, dhe Suzana Milevska mori pjesë në konferencën ” Sound International : Gender: Aktivism”, e cila njejtë u mbajt në Tokio.

Gjithashtu, pjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit kombëtar Maqedonas  të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve-MNC u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës së vendit.

Poashtu, Ministia e Kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore ka shprehur interes  të zgjerojë bashkëpunimin kulturorë me Japoninë,e cila do të arrihet me nënshkrimin e dokumentave ndërshtetërore nga të dyja palët.