Ministri Ismaili e vizitoi “Vardar Film” – Shkup

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot e vizitoi IN Qendra e Filmit “Vardar Film” – Shkup. Në takim me drejtorin Naser Curri, u bë fjalë mbi funksionin dhe aktivitetet e institucionit në kuptim të punës së tanishme dhe dhënies së mbështetjes teknike dhe teknologjike për produksionet e filmit në vend.

Drejtori Curri e informoi ministrin Ismaili se objekti ku është vendosur “Vardar Film” ishte rinovuar për herë të fundit në vitin 1978 dhe theksoi se nevojitet të përforcohet dhe t’i bëhet ndërhyrje arkitekturore në hapësirat e punës.

Në takim u bisedua mbi mbështetjen financiare që IN “Vardar Film” – Shkup e kërkon nga Ministria e Kulturës në drejtim të modernizimit të kushteve teknike për shërbimet që duhet t’i jap, veçanërisht për nevojat në pjesën e studios me ton dhe sallës së kinemasë.