MASH dhe SASHK i vazhdojnë negociatat për pagat e mësimdhënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) i vazhdojnë negociatat për rritje të pagave në kuadrin mësimor. Ata kanë mbajtur takim javën e kaluar, ndërsa do të kenë edhe në ditët në vijim, por nuk është biseduar, siç tha ministri resor Arbër Xhaferi, për përqindje konkrete të rritjes së pagave.

SASHK në ditën e parë të shkollës mbajti grevë paralajmëruese me kërkesë që pagat e të punësuarve në arsim  të rriten për aq përqind sa është rritur  paga minimale në shtet, përkatësisht deri 25 për qind, dha afat deri në fund të muajit për harmonizim me MASH,  duke paralajmëruar protesta nga tetori  nëse nuk ka zgjidhje.

“Ndoshta këtë javë sërish do të mbajmë takim. E rëndësishme është të ketë dialog konstruktiv, ka qasje serioze nga ana jonë që të ketë rritje të ardhshme të pagës në veprimtarinë e arsimit. Por, përqindje konkrete të  rritjes së ardhshme të pagave,  deri tani nuk kemi ofruar nga ana jonë. Ashtu që,  vazhdojnë në mënyrën më të mirë dhe në mënyrën më konstruktive  negociatat për përmirësim të statusit material të të gjithë të punësuarve në veprimtarinë e arsimit”, deklaroi Ademi.

Në lidhje me mungesën e librave për disa lëndë dhe në disa shkolla, ministri tha se librat  të cilat kanë leje për përdorim nga periudha e kaluar janë në përdorim,  ndërsa në lidhje me librat e historisë potencoi se  që të ketë ç’farëdo lloj ndryshimi duhet të kenë, siç tha, qëndrim final nga komisionet ndërshtetërore edhe me Bullgarinë dhe Greqinë,  dhe kjo duhet të kalojë edhe në Qeveri.

“Ashtu që, eventualisht për cilëndo risi në përmbajtjet e librave opinioni  do të njoftohet në kohë. Deri tani nuk kemi ndonjë rezultat final nga komisionet ndërshtetërore”, tha Ademi.

Ai shtoi edhe se të gjitha librat të cilat MASH i blen nga shtëpitë botuese  tashmë janë siguruar dhe distribuuar. Por, për librat të cilat MASH e ka të drejtën ekskluzive dhe  për të cilën duhet të përcaktojë  operator për shtyp,  furnizimi publik është në fazën finale.

“Javën e kaluar kishte ankand elektronik dhe duhet të kemi këtë javë vendim  për zgjedhje dhe të përcaktojmë  se kush do të jetë operatori. Në katër-pesë vitet e fundit nuk kemi pasur furnizim  publik të suksesshëm në këtë pjesë,  sepse furnizimet publike ishin shkatërruar  ose përmes ndonjë instance të dytë ose në proces gjyqësor,  ashtu që jemi në rrugë të mirë dhe tashmë procedura është rrumbullaksuar, përfunduar. Ankand elektronik kishte javën e kaluar, ashtu që këtë javë duhet vendim për zgjedhje të lidhur me furnizimin publik. Ashtu që edhe ato libra siç është libri i historisë dhe librat tjerë – gjuhë amë etj. që këto katër-pesë vite të fundit nuk ishin shtypur të reja, do të shtypen dhe do të distribuohen”, ka informuar ministri.

Ademi sot ka marrë pjesë në seminar ndërkombëtar në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e vendeve me status  kandidatë për anëtarësim në BE, përkushtuar  lidhshmërisë  së arsimit me tregun e punës.

Në hapjen e seminarit ai ka informuar për reformat që Qeveria dhe MASH i bën për modernizimin e arsimit dhe trajnimit profesional. Arsim i mesëm profesional dy-tre vjeçar, tha Ademi, tërësisht është reformuar dhe ka  më shumë se njëqind programe të reja mësimdhënëse.

“Arsim profesional katër vjeçar, gjtihashtu,  është reformim i tërësishëm, me më shumë se  njëmijë  programe mësimdhënëse të disenjuara modulare të reja. Vazhdojmë edhe me  aktivitete konkrete për mbështetje të shkollave të mesme profesionale dhe për formim të kompanive reale shkollore ku MASH ndan grante konkrete, si dhe në pjesën e  pajisjes së shkollave të mesme profesionale. Këto aktivitete do të vazhdojnë  edhe në periudhën e ardhshme sepse ngritja e  cilësisë në arsimin e mesëm profesional është prioritet i lartë i MASH dhe i Qeverisë”, theksoi Ademi.