Mbi 48.000 vizitorë në Panairin e librit

Mbi 48.000 persona e kanë vizituar edicionin e 31-të të Panairit të librit, që u mbajt prej 8 deri 14 maj këtë vit, me moton “31 vite Lexo me kënaqësi”,

“Këtë panair do ta mbajmë mend sipas promovimeve të shumta të botimeve të reja të librave nga botuesit, sipas vizitave të shumta të autorëve nga vendi dhe të huaj, por edhe sipas numrit të rritur të vizitorëve në Panairin e librit”, deklaroi Sanja Kondarko, projekt-menaxhere e Panairit të librit.

Në edicionin e 31-të të Panairit të librit, janë prezantuar rreth 70 shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Kosova, Shqipëria, Hungaria, Serbia dhe Danimarka.