Fëmijët të rrezikuar nga interneti, 1 në 3 të mitur ka akses në mediat sociale

Mediat sociale dhe fake news, është kthyer ne një shqetësim sa i takon ndikimit tek fëmijët. Tre në katër fëmije janë të pajisur me smartphone dhe tre orë të ditës së tyre i shpenzojnë në internet, ku janë me të ekspozuar edhe ndaj bullizmit.

Kreu i autoritetit te medias audiovizive Gentian Sala kërkoi nga Ministria e Arsimit te përfshije ne procesin mësimor edhe edukimin e fëmijëve me median.

Ministrja  e arsimit Besa Sahini tha se hartimi i kurrikulave te reja kërkon edhe angazhimin e institucioneve te tjera.

Duket se Shqipëria nuk i ka shpëtuar trendit global te masivizimit te mediave sociale dhe aksesit qe kane ne to edhe te miturit.