Ansambli i porsaformuar i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut kishte paraqitjen e tij të parë në Qendrën e Kulturës në Tetovë. Në paraqitjen premierë para publikut fjalim pati edhe kryetarja e Tetovës Teuta Arifi.
“Ansambli sot në Tetovë solli emocione të shumta me koncertin premierë të kësaj pasurie kulturore me vlera kombëtare. Ishte natë për të cilën do të flitet një kohë të gjatë. Këta djem dhe vajza prej sot do të kenë përgjegjësinë dhe obligimin me atë që do ta shfaqin në skenë trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe artistike. Kënaquni në ansamblin dhe ta keni përgjithmonë”, theksoi kryetarja Teuta Arifi.
Paraqitjen e tij të ardhshme Ansambli do ta ketë të hënën në Kumanovë, ndërsa vijojnë Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova dhe Shkupi më 28 nëntor. /MIA/