Ministri i Kulturës, Ismaili, merr pjesë në Forumin Ministror në kuadër të Mbledhjes së 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, po qëndron në Paris, Republika e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Kulturës me temë “Kultura dhe trashëgimia, energjitë e rinovueshme për dialog dhe paqe” që mbahet në kuadër të Mbledhjes së 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s.
Ministri i Kulturës, Ismaili, është paraparë që nesër të mbajë fjalim në panel-diskutimet në të cilat do të bisedohet mbi iniciativat dhe mekanizmat që e nxisin dialogun kulturor në nivel kombëtar ose lokal, si dhe mbi rolin e diplomacisë kulturore në ruajtjen e paqes dhe mbi aktivitetet që vendi ynë i zbaton në këtë kontekst.
Në Mbledhjen e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, e cila mbahet nga 17 deri më 21 nëntor, mes tjerash, do të diskutohet edhe mbi temat e tjera: kultura në zemër të arsimit, si një dimension themelor i zhvillimit dhe inovacionit njerëzor, investimi në kulturë dhe kreativitet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe punësimi, si dhe kultura në hapësirën publike, si nxitës i transformimit social dhe urban.