Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Sot e hapën ekspozitën e parë, Enia dhe Ema e filluan rrugëtimin artistik (FOTO)

Sot, në Qendrën Kulturore të të Rinjve në Çair, dy artistet, Enia Rashidi dhe Ema Kërluku kanë hapur ekspozitën e parë të tyre, transmeton Portalb.mk.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë, ndërkaq, ndërkaq deri te publiku ajo arrin nëpërmjet punimeve me teknika të ndryshme, por, që secila prej tyre shpalos talentin e dy artisteve. Veçantia e ekspozitës, është shpërfaqja e imazheve të kafshëve, gjë të cilës shije të veçantë i jep edhe futja e imagjinatës së Eniës dhe Emës në to.

Për të dy artistet e reja, kjo ekspozitë paraqet një shpërfaqje edhe të botës së tyre.

“Jemi shumë lumtura që po e realizojmë këtë ekspozitë. Na kanë pëlqyer gjithmonë kafshët andaj dhe vendosëm që tema e ekspozitës të jetë kjo. Nëpërmjet pikturave kemi shprehur botën tonë”, thanë të entuziazmuara Enia dhe Ema.

Megjithëse të reja në moshë dhe kjo është ekspozita e parë, që të dyja kanë marrë pjesë në konkurse të ndryshme artistike ku edhe janë vlerësuar me çmime.

Fotografi nga ekspozita e Eniës dhe Emës
Fotografi nga ekspozita e Eniës dhe Emës
Fotografi nga ekspozita e Eniës dhe Emës
Fotografi nga ekspozita e Eniës dhe Emës