Gara Ndërkombëtare në vallëzim “Stage 2019” ngjarja e cila më 2 Nëntor të këtij viti në Shkup, mblodhi në një vend elitën evropiane të baletit dhe vallëzimit.
Më 2 Nëntor të vitit 2019 në skenën e madhe të Operës dhe Baletit u zhvillua në balet dhe vallëzim gara ndërkombëtare “Stage 2019” e organizuar dhe udhëhequr nga Tamara Gjurçinovska,pedagoge e baletit,koreografe dhe producente njëkohësisht edhe pronare e Studios “Art Balet”. Ngjarja plotësisht u mbulua nga Ministria e Kulturës.
Në garë morrën pjesë mbi 200 solistë të baletit dhe mbi 750 pjesmarrës në grupe dhe formacione. Ndërsa numri i shikuesve arriti ne mbi 1200 brenda ditës deri sa zhvilloheshin garat. ” Stage 2019″ si një garë prestigjioze në balet dhe vallëzim ka traditë 5 vjeçare të ekzistimit ndërsa edhe këtë vit kishte peshën dhe nderin e veçantë si dhe me një ekip organizativ profesional të jetë nikoqire vendeve pjesmarrëse si : Belgjika, Italia,Serbia,Sllovenia,Kroacia,Greqia,Turqia,Kuba,Bullgaria,Romania,Bosnjë e Hercegovina si dhe Maqedonia e Veriut.
Gara ndërkombëtare “Stage” ka për qëllim t’ju mundësojë talentëve të cilet merren me balet dhe vallëzim,shkollave të baletit dhe vallëzimit si dhe aktorëve tjerë të grumbullohen në një atmosferë të garimit miqësor duke ndarë përvoja,duke mësuar dhe duke u inspiruar nga njëri tjetri.
Në vetë konkurencën e brendshme programi përmban masterklasë dhe mundësi për ndarje dhe aplikim të pervojës,talentit të pjesmarrësve si dhe pedagogëve të tyre.
Gara vlerësohet nga profesionistë të lartë,juria profesionale për balet dhe vallëzim e përbërë nga: Kryetarja e Jurisë Mr. Olga Pango-drejtoreshë dhe pedagoge e baletit në OBM ,Erik Janes Tapika,Nermin Koçan,dr. Elica Petrova Lukanova, Katalina Stegaru,Marius Onofrej,dr. Iskra Shukarova ,Mr. Maja Karevski,Marie Leonard,Dushan Vodlan.
Çmimi Grand Prix për pjesmarrësin më të mirë dhe më të talentuar të garës ndërkombëtare “Stage 2019” i takoi Ela Kanerit nga Turqia,Grand Prix për grupe me të mira morrën Triniti nga Varna e Bullgarisë dhe Lazareti nga Dubrovniku i Kroacisë.
Duo më e mirë u zgjodh ajo nga Greqisa,trio më e mirë u zgjodhën nga Tapija Dens House të Bullgarisë si dhe çmimi për kostumin më të mirë skenik për Royal Ballet nga Sofia e Bullgarisë dhe Ela Kaner nga Stambolli i Turqisë.
Edicioni i rradhës i Garës Ndërkombëtare për balet dhe vallëzim “Stage 2020” tani më është paralajmëruar të mbahet me datë 7 dhe 8 Nëntor 2020 ku priten të marrin pjesë numri i pjesmarrësve të jetë shumë më i madh.