Edhe Kultura në pritje të vendimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse

Gjendje e jashtëzakonshme dhe funksionimi i jashtëzakonshme i kulturës në kohë të koronës. Të gjithë festivalet dhe koncertet presin vendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverinë, dhe më pas të konceptojnë programin, me një dilemë: çka me mjetet të cilët i kanë përfituar për projekte të caktuara, por nuk janë në mundësi t’i realizojnë në afat të caktuar. Edhe Filarmonia Nacionale si të gjithë filarmonitë në botë ballafaqohen me dilemën se çka me programin që është paraparë për këtë sezon, çka me mjetet të cilat janë dedikuar për koncertet simfonike në dy muajt e kaluar.

Në Ministrinë e kulturës po bëhen analiza dhe priten rekomandimet e Qeverisë. Duke shkëmbyer përvojat ndërkombëtare po kërkohet mënyrë në çfarë forme dhe në cilat termine do të realizohen festivalet në vendin tonë.

Sipas rregullave ligjore, mjetet paguhen për projekte të realizuara, ndërsa në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara, ato projekte të cilat nuk do të realizohen, mjetet duhet kthyer në buxhet.

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar po bëhen analiza edhe për variantet e mundshme për realizimin e projekteve në përputhshmëri me masat dhe rekomandimet e Qeverisë, lidhur me gjendjen e krijuara nga koronavirusi, ndërsa po shqyrtohet mundësia për vazhdimin e afatit për realizimin e projekteve, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës për Telma.

Në përputhshmëri me rekomandimet e OBSH-së dhe kontaktet me partnerët ndëkombëtar për festivale ndërkombëtare edhe artistët edhe publiku janë në pritje gjërat përsëri të kthehen në normale.

Urat kulturore përsëri të jenë përditshmëri e jonë.

Burimi: Telma

Përshtati: Schoolture.info