Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Shkollat nisin përgatitjet për regjistrimin e nxënësve

Nëpërmjet formës “online” shkollat e mesme profesionale promovojnë programet e tyre para semimaturantëve për vitin shkollor 2020-2021. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe video incizime të cilat përmes rrjeteve dhe programeve të ndryshme do t’u prezantohen nxënësve që duhet të fillojnë shkollën e mesme.

Diku rreth 40 % i kemi kaluar disa shkolla në tetor dhe nëntor. Ishte fat i mirë që pak më herët e filluam procedurën. Tash për momentin, çdo drejtor i shkollave fillore, ku kemi bë analizë se prej atje na vijnë nxënësit, diku 60 shkolla janë që u kemi dërguar e-maile. Çdo drejtor e ka e-mailin që të komunikoj me kujdestarët e klasave dhe ta shohim pak a shumë nxënësit çfarë drejtime do të orientohen – deklaroi Zekirija Zekiri, SH.M.Q.SH “Boro Petrushevski”.

Udhëheqësit e shkollave profesionale kujtojnë semimaturantët se drejtimet profesionale janë ardhmëria e sigurt e të rinjve. Në sh.m.q.sh “8 Shtatori” ndahen edhe bursa për nxënësit e shkëlqyer.

Makineria është motori i një shteti. Makineria është ajo lëmi që e zhvillon ekonominë e një shteti. Shteti jonë ka nevojë për nxënës të këtij kuadri, shteti jonë ka nevojë për inxhinierë, shteti jonë ka nevojë për teknikë të makinerisë, për instalues apo montues të profileve të ndryshme. Arsimi profesional është ajo që neve na siguron jetesën – deklaroi Fitim Axhami, ndihmës drejtor i SH.M.Q.SH “8 Shtatori”.

Mes profileve të cilat janë paraparë në këtë shkollë janë” instalues i gypave dhe ngrohjes, përpunues metali, teknik i makinerisë dhe teknik i makinerisë për automjete motorike. Afati i parë për regjistrim në shkollat e mesme pritet të jetë më 16 dhe 17 qershor.

Burimi: Alsat-M