Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së ministrit të Kulturës

Në ministrinë e Kulturës u bë pranim dorëzimi i funksionit të ministrit. Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u votua që ministër i ri i Kulturës të jetë Hysni Ismaili.
Ministri i deritanishëm Asaf Ademi, tha se beson që Ismaili detyrën e ministrit do ta realizon në formën më të mirë të mundshme.
“Për dallim nga momenti kur mora unë ministrin kur mu tha se nuk ka para, unë tani i them ministrit se buxheti është i konsoliduar dhe ashtu siç ishte paraparë nga një borxh prej 20 milionë euro, shpresojmë ne kemi paraparë që të dalim me zero denarë në fund vit”, u shpreh Asaf Ademi, përcjell SHENJA.
Ministri i ri Hysni Ismaili deklaroi se edhe ai edhe Asaf Ademi, si përfaqësues të “Alternativës” kishin lajt motivin “Kulturë për të gjithë”, ndërsa ai tha se do të shton diçka prej asaj të parës edhe një fjalë “Kulturë cilësore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”.
“ Asaf Ademi ka qenë një ministër që bëri shumë ndryshime. Unë e kam ma lehtë ngase e kam mikun tim Asafin në çdo moment mund ta kontaktojë. Situata është më e qetësuar, më e etabluar dhe mendoj se do të jetë shumë më lehtë. Në aspektin tjetër mendoj se Ministria e Kulturës është një servis në rreth parë të institucioneve të kulturës, punëtorëve të kulturës, që janë mjaft, me problemet e tyre me brengat, por besoj se në të ardhmen do t’i arrijmë ato qëllimet dhe synimet për të cilën edhe kemi ardhur në këtë post”, tha Ismaili.