Popaji kishte të drejtë: spinaqi jep super-fuqi, prandaj do t’u ndalohet atletëve!

Duket e pamundur, por Popaji paska pasur të drejtë. Konsumimi i spinaqit u jep njerëzve super-fuqi, ashtu si prentendon edhe personazhi i njohur Marinari Popaj.

Shkencëtarët e institutit të Universitetit të Lirë të Berlinit ka vënë në duke se hormoni ekdisterone, i cili gjendet në spinaq, duhet të futet në listën e substancave të ndaluara për atletët, për shkak se ka veti të ngjashme me dopingun.

Në një hulumtim dhjetë javor, Instituti i Farmacisë i ULB kreu kontroll mbi pjesëmarrësit vullnetar që konsumuan spinaq dhe një grup tjetër që nuk konsumuan.

Ajo që erdhën në përfundim ishte se rritja e masës muskulare te personat që përdorën spinaqin ishte shumë më e lartë se ata që nuk e përdorën.

Sipas po këtij studimi, ata që përdorën superushimin dhanë performancë më të mirë sportive dhe atletike, për dallim nga ata që nuk përdorën. /tesheshi.com/