ALBIZ/ Thirrje për ndarje e granteve për OJQ-të, detajet dhe kushtet

Fondacioni Albiz, në kuadër të projektit “Platforma për investimeve në komunitet (CIP)”, financuar nga Bashkimi Evropian, shpall Thirrje për ndarjen e granteve për organizata qytetare – faza e parë 2022.

Thirrja për ri-grantim synon motivimin dhe mbështetjen e organizatave qytetare/bazë për të zbatuar projekte në komunitet që do ta tregojnë rrugën për përmirësimin e mirëqenies së banorëve, me fokus të rinjtë dhe gratë.

PROCEDURA DHE AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM

Afati i fundit për parashtrimin e aplikimeve është 22 prill 2022 deri në ora 16:00Aplikimet duhet të parashtrohen në formë elektronike në adresën info@cip.mk.

Informacione të detajuara rreth thirrjes, së bashku me formularët e nevojshëm që duhet të plotësohen, mund të shkarkohen duke klikuar në linkun KËTU.