RRITJA E PAGAVE PËR MËSIMDHËNËSIT/ Kreu i SASHK-ut me demant për Qeverinë

Kreu i SAShK-ut, Jakim Nedellkov ka reaguar ndaj informacioneve se gjoja Qeveria ka propozuar përqindje të caktuar për harmonizim të pagave në arsim me pagën minimale, transmeton TV21.

Ai thotë se Qeveria nuk propozoi asnjë përqindje për rritjen e pagave.

“Negociata të pasuksesshme me Qeverinë. Nuk ka asnjë propozim nga ana e Qeverisë, as përqindje, as dinamikë. Nga televizionet kuptojmë se është ofruar ndonjë përqindje dhe kohë, që e demantoj”, shkroi Nedellkov.