Ndërmarrja e Qarkullimit Publik (NQP) informon se nga e enjtja do të lëshohen linja shtesë për shkak të Panairit ndërkombëtar të librit që do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trajkovski”.
Me qëllim të lehtësimit të vizitorëve në linjat e rregullta të linjës transportuese do të lëshohen linjat “100” dhe “200” prej të cilëve njëra do të niset nga Lisiçe e Re, ndërsa tjetra prej Deksionit.
Që të dy linjat e qarkullimit do të funksionojnë deri me datë 24 të këtij muaji, ndërsa biletat për shfrytëzimin e tyre do të jenë sipas çmimeve për shfrytëzimin e transportit publik.
Orari i linjës “100” (Lisiçe e Re – QS “Boris Trajkovski”)
Nga Lisiçe e Re: 11:00, 12:20, 13:40, 15:00, 16:20, 17:00, 18:20.
Nga QS “Boris Trajkovski”: 11:40, 13:00, 15:40, 17:00, 18:20.
Orari i linjës “200” (Deksion – QS “Boris Trajkovski”)
Prej Deksionit: 11:20, 12:40, 15:20, 16:40, 18:00.
Prej QS “Boris Trajkovski”: 12:00, 13:20, 14:40, 16:00, 17:20, 18:40.
Rruga e qarkullimit: rruga “Cërnogorska”, rruga “Kuzman Shapkarev”, rruga “Gjorçe Petrov”, bulevardi “Aradhat partizane”, rruga “Bledski dogovor”, QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas në të njëjtën rrugë.