Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

260 “Pezho 205” arritën në Kriva Pallankë, pjesë e turneut për solidaritet kulturor

800 vullnetarë nga Franca me 260 vetura “Pezho 205”, dje kanë arritur në Komunën e Kriva Pallankës e cila ishte mikpritëse e aventurës së e parë të turneut për solidaritet nga karavani francez “Europ – Raid 2019” (Europ’Raid), shkruan Radiomof.

Karavani është turne evropiane për solidaritet kulturor, pjesëmarrësit në këtë turne janë të gjithë vullnetarë të cilët udhëtojnë në kontinentin evropian me vetura “Pezho 205”. Misioni i tyre është të dhurojnë 17.5 tonelata materiale shkollorë, vegla dhe pajisje shkollore në disa shtete të Ballkanit, mes tyre edhe në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu duke sjellë me vete edhe dhurata për fëmijë të cilët kanë vështirësi në shkollë dhe jetojnë në kushte jo të favorshme.

Rruga e turneut evropian “Europ – Raid” për këtë vit ka filluar nga Parisi me 27 korrik dhe do të zgjasë deri më 17 gusht, derisa pjesëmarrësit e karavanit duhet t’i kalojnë 10.000 kilometra për 22 ditë.

Në hartën e këtij turneu evropian për solidaritet kulturor gjendet edhe Kriva Pallanka, e cila përmes bashkëpunimit të saj në fushën e Frankofonisë mori donacion prej 100 kg mjete shkollore, materiale dhe pajisje sportive.

Në shenjë mirënjohje të falënderimit për donacionin dhe miqësia me popullin francez, nxënësit e SH.F. K.“Joakim Krçkovski”, me mentorin e profesoreshës së gjuhës franceze Elena Nikolovska, organizuan këndime me muzikë frankofone në oborrin e shkollës, në të cilën mori pjesë dhe ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Timonie. 

Për vullnetarët francez të cilët kishin ardhur në stadiumin e qytetit, Komuna e Kriva Pallankës organizoi një program kulturor – artistik .