“Mos u bën bërllok”, pastron mbi 300 tonë mbeturina në Kumanovë

Foto: SDK.MK

Mbi 300 tonë bërllok dhe shut është larguar nga deponia e egër në rrugën rajonale Kumanovë- Sveti Nikollë, para lagjes Proevcë në një aksion ekologjik të iniciativës qytetare “Mos u bën bërllok”.

Në pastrimin janë kyçur edhe mekanizmi i N.P “Pastërtia dhe gelbërimi” dhe Komuna e Kumanovës, të cilët me ekskavatorë kanë mbledhur bërllokun, të cilin qytetarët e hedhin rreth rrugës.

“ As 100 ndërmarrje publike nuk mund të pastrojnë sa qytetarët mund të hedhin dhe të ndotin ambientin jetësor. Për këtë shkak, këtë verë ‘Mos u bë bërllok’-performanca kumanovare, do të jetë aktiv tërë verën dhe do të bëjmë përpjekje çdo vikend të pastrojmë nga një vend të tillë në komunë deri sa të ngritët vetëdija tek qytetarët”, ka thënë aktivistja Andrijana Nedellkovski, shkruan SDK, përcjell Schoolture.info.

Ky është aksioni i parë i iniciativës qytetarët “Mos u bë bërllog” në Kumanovë. /Schoolture.info/