Momenti kur treni godet autobuzin e ngecur në kryqëzim (VIDEO)

Një tren pasagjerësh ka përplasur me të gjithë shpejtësinë një autobuz që pësoi avari mbi kryqëzimin hekurudhor pranë Goteborg të Suedisë.

Momentet e tmerrshme u kapën në kamera nga kalimtarët, teksa tregojnë përplasjen agresive në rezulton në tym e flakë, nga autobuzi që fatmirësisht ishte i zbrazur.

Rreth 50 pasagjerë ishin në bordin e trenit kur ndodhi përplasja në të cilën treni doli nga shinat.

Tre pasagjerë të trenit pësuan lëndime të vogla dhe u dërguan në spital.

Video tregon trenin që fillimisht paralajmëron me sirenën e tij të fuqishme por nuk është i aftë të frenojë dhe të evitojë goditjen.

Aksidenti ndodhi mes qytezave Lillhagsvägen dhe Finlandsvägen pranë Goteborg. Freddy Persson, i cili filmoi përplasjen, tha per mediat suedeze: “Dëgjova trenin që tentonte të frenonte dhe i binte sirenës, por më pas ai goditi me të gjithë shpejtësinë autobuzin nga prapa, duke e copëtuar në shumë pjesë. Disa copëza xhami më erdhën deri në fytyrë”.

Autobuzi raportohej se punonte me biogaz.

Policia në deklaratën e saj tha: “Masa sigurie janë marrë në vendngjarje për shpëtimin e autobuzit dhe për riparimin e trenit. Aksidenti është duke u hetuar si neglizhencë trafiku. Askush nuk dyshohet për krim”.