VIDEO/ Ja çfarë ndodh kur Ferrari bie në duar të gabuara

Mund të kesh paratë për të blerë një Ferrari, por nuk ke aftësitë për të ngarë një makinë kaq të shpejtë.

Kjo ka ndodhur edhe me një shofer në Stamboll, i cili është bërë hit në internet.

Ai shkeli gazin sapo doli nga lavazhi, me qëllim të dhuronte spektakël, por shpejtësia e madhe bëri që të humbte kontrollin dhe të ngelte në mes të rrugës.