17 vjeçarja pranon se e ka vrarë 16 vjeçarin në Tetovë

Zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17 vjeçare gjatë ditës së djeshme në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16 vjeqarit i cili është gjetur i vdekur në rrugën drejt banjave të Tetovës. Rexhepi njoftoi se gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 17 vjeçare.

 “Dje rreth orës 07:00 në rrugën për në banjën e Tetovës, gjegjësisht në ujërat e lumit Shkumbin u gjet trupi i pajetë i një 16 vjeçari, gjatë ditës së djeshme në stacionin policor të Tetovës janë thirrur 2 të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17 vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plotë të rastit gjykatësi në procedurën paraprake në gjykatën themelore Tetovë ka caktuar masë paraburgimi në afat prej 30 ditësh, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit”, ka deklaruar Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.