Thellohet tragjedia në Tetovë, policia ndalon 17 vjeçaren e dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit

SPB Tetovë njofton se dje kanë zhvilluar një intervistë me një vajzë 17-vjeçare, e cila dyshohet se ka goditur me sende të forta 16-vjeçarin i cili dje u gjet i vdekur në Tetovë.

“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17-vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturën 16-vjeçarin nga fshati Novosellë e Komunës së Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit ,,Shkumbim,, rrugës për në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë.

Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova.

Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë. Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.