Sonte zhvillohet spektakli “Nota Fest 2022”

Gjatë mbrëmjes së sotme do të mbahet spektakli i “Nota Festit”. Këtë vit, ky do të jetë edicioni i 18-të, me prezencën e publikut në sallën e Teatrit Kombëtar Maqedonas.

Po ashtu, festivali mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe tek TVM2 me fillim në orën 20:30.

Më parë, drejtori i Festivalit “Nota Fest”, Avni Aliu, kishte deklaruar se këtë vit do të ketë disa rrisi, ndërsa janë paraparë edhe çmime për fituesit e festivalit.

“Çmimi i parë deri në 2000 euro kemi një kontratë me Brava Pixels, 1500 euro për çmimin e dytë, dhe çmimi i tretë me 1000 euro. Nuk do të vlejnë para, por videoklipe”, pati deklaruar Aliu.

Ekipi i Schoolture.info të gjithë pjesëmarrësve u dëshiron sukses në këtë mbrëmje muzikore.