Vdiq legjenda e muzikës rome në Maqedoninë e Veriut

Legjenda e muzikës rome në Maqedoninë e Veriut, Ferus Mustafov ka ndërruar jetë mbrëmjën e djeshme në spitalin e qytetit “8 Shtatori”, përcjell TV21. Ai ishte shtrirë në spital pas sulmit në tru që e pësoi në fund të muajit prill.

Mustafov është lindur në Shtip, në vitin 1950. Vjen nga një familje e muzikantëve, karrierën e nisi në moshën 17 vjeçe. Ka të xhiruara dhjetëra albume, në përgjithësi kompozime instrumentale.