UNSHM kërkon që transporti publik falas të vlejë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme

Unioni i  Nxënësve të Shkollave të Mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut (UNSHMRMV) sot në Kuvend do të dorëzojë Propozim për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Arsim të Mesëm, në nenin që ka të bëjë me të drejtat e transportit të nxënësve, me të cilin kërkojnë që transporti falas të vlejë edhe për nxënësit e shkollave të mesme të shkolla private dhe për nxënësit me aftësi të kufizuara të shkollave shtetërore.  

Unioni sot ka promovuar një video me një anketë të nxënësve të shkollave private të cilët nuk kanë të drejtë në transport falas dhe konsiderojnë se janë të diskriminuar, duke theksuar se edhe prindërit e tyre janë taksapagues të shtetit, ndërsa ka edhe nxënës që studioni privatisht me bursë. Në anketë ata theksojnë se kanë nevojë për transport në dhe ga shkolla, si dhe për aktivitete jashtëshkollore, ashtu si nxënësit e shkollave të mesme publike.

Kryetari i UNSHMRMV-së, Lluka Paviqeviq, bëri të ditur se bëhet fjalë për dy mijë nga gjithsej 71 mijë nxënës të shkollave të mesme në shtet dhe informoi se të gjitha aktivitetet që i kanë ndërmarrë në realizimin e këtij qëllimi gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë edhe takime me kryetaren e Shkupit Danella Arsovskën dhe zëvendëskryeministren Sllavica Gërkovskën, si dhe me përfaqësues të Klubit të deputetëve të rinj.

Ai tha se Propozimin për ndryshime të Ligjit do t’ua dorëzojnë të gjitha grupeve të deputetëve dhe pret që deputetët ta mbështesin. Propozimi nuk ka të bëjë vetëm për shkollat ​​private, por me të kërkohet që transporti falas të vlejë  edhe për nxënësit e shkollave të mesme me nevoja të veçanta arsimore të vendosur në shtëpitë shtetërore, si dhe për nxënësit që jetojnë më pak se dy kilometra e gjysmë larg shkollës.

Pande Eftimov, përfaqësues i Forumit Arsimor Rinor (FAR) dhe aktivist për të drejtat e nxënësve me aftësi të kufizuara nga shkollat ​​e mesme tha se me zgjidhjen aktuale ligjore ata janë të diskriminuar edhe në transportin publik dhe se kanë të drejtë të jenë të barabartë me moshatarët e tyre. 

Sipas tij, nxënësit me shkim dhe dëgjim të dëmtuar tashmë e kanë mjaft të vështirë jetën e tyre të përditshme dhe ky ligj shumë do t’ua lehtësojë qasjen në arsim.

Gjithashtu, me propozimin kërkohet që transporti publik të jetë falas edhe verës, sepse nxënësit e shkollave profesionale shtetërore kanë praktikë gjatë pushimeve verore dhe dimërore. 

Ndryshimet që ata propozojnë, shtoi, janë përditësuar dhe krijuar me atë që janë vendosur të gjitha vërejtjet konstruktive nga përfaqësuesit me të cilët janë takuar dhe se me propozimin e drejta për transport falas do të bëhet universale për nxënësit e shkollave të mesme.

Bëri të ditur se nëse propozim-ligji nuk miratohet në Parlament për maksimum dy muaj, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të paraqesë  iniciativë në Gjykatën Kushtetuese që ajo ta vlerësojë kushtetutshmërinë e dispozitave aktuale.

Në vitin 2022, u sigurua transport falas gjatë  pushimit veror  për nxënësit e shkollave të mesme shtetërore – si për nxënësit e shkollave të mesme ashtu edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, i cili është krijuar me masë të miratuar me konsensus nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.

“Ajo masë ka qenë ad hok dhe buxhetore vetëm për vitin 2022. E drejta nuk iu dha nxënësve të shkollave private dhe nxënëve me aftësi të kufizuara”, shtoi Paviqeviqi.