Një qen i racës “azijat” ka sulmuar 8 persona në Kumanovë, 4 prej të cilëve nxënës të shkollës fillore “Kërste Misirkov”. Që të tetë personat sipas krye-shefit të kirurgjisë në Spitalin e Kumanovës , Radomir Gelevski kanë marrë plagë të lehta trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.
Nxënësit e shkollës janë sulmuar gjatë pushimit të gjatë. Sipas drejtorit të shkollës në fjalë edhe pse nxënësit nuk kanë pasur lëndime të rënda, ata janë dërguar në Shkup për të marrin vaksinë kundër tërbimit.
Ndërkohë qeni është kapur nga punëtorët e N.P. Parqet dhe Gjelbërimet.
Burimi: Alsat