“SHOQËRIA DIGJITALE 2021″/ Përfundon me sukses faza e parë e projektit, detajet

Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi në fazën përfundimtare të projektit “Shoqëria Digjitale 2021” në kuadër të Shkollës Rinore Ballkanike u mbështet nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike YTB-ja.

Gjatë këtij evinimenti u vizituan edhe disa organizata që realizojnë aktivitete hulumtuese – shkencore si ILEM, fondacioni ISAR dhe Shkolla e Mendimit Klasik.

Në kuadër të këtij projekti një vjeçar u zhvilluan:

1. Ligjerata nga psikolog të njohur vendor dhe ndërkombëtarë në lidhje me problemet, sfidat dhe mundësitë që i ofron Shoqëria Digjitale.

2. Përgatitja e një Raporti Hulumtues Shkencorë për grupmoshat e reja 18-25 në lidhje me vartësin e tyre nga rrjetet sociale dhe ndikimi i digjitalizimit në vlerat e mirëfillta shoqërore dhe ato tradicionale.

3. Analiza të filmit që ka të bëjë me hulumtime dhe dokumentar që përfshijnë sjelljen e të rinjve në botën digjitale si

– Inxhinieria e ndërmarrësisë- si të marrë më shumë like dhe folloëe

– Natyra Njerëzore

4. Debati të librave në gjuhën shqipe:

– Libri”Selfie” – uni i unit dhe përsosmëria sociale

–  Vartësit veprimore Nevzat Tarhan

–  Adhmeria e njerzimit  Michio Kaku

–  E ardhmja e mendjes – Michio Kaku

–  Teknologjia vizuale dhe transhumanizmi

–  Më e mira e botërave – Aldous Huxley

Ndërsa debati i librave në gjuhën turke:

– “A jeni gati për luftën me vështirësitë” – Doğan Cucelioglu

– “Revulucioni Psikologjik Digjital” Murat Dağıstnac dhe Sehadet Ekrem.

5. Kurse të gjuhës turke dhe osmane.

6. Shetitje me udhëheqës profesional nëpër vende historike, muze dhe shetitje në detë duke i shijuar bukuritë e Stambollit.

Me shpresë se me projekte të tilla kanë përfituar të rinjë e shoqërisë sonë duke i kuptuar dhe analizuar sfidat që sjell digjitalizimi dhe perspektivat e së ardhmes.