EDITORIAL/ Le të flasin faktet dhe jo teoritë konspirative!

Dita e djeshme rezervojë një lajmë të mirë në mesin e shumë lajmeve të hidhura dhe të dhimbshme që po dëgjojmë dhe lexojmë periudhën e fundit. Nxënësit, më në fund do t’i rikthehen bankave shkollore. Ky vendim me doemos është i rëndësishëm për shkak se nxënësit pas një viti mësim online  do të mund të ulen bankave shkollore dhe do të kenë mundësi përsëri ta ndjenjë ngrohtësinë që e jep shkolla, mësimdhënësit, shoqërimi me shokë dhe shoqe… Por, ekziston frika se ky gëzim i nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve do të zgjas shumë pak. Jemi dëshmitarë se ditëve të fundit kemi rritje alarmante të rasteve të reja me koronavirusin, dhe për fat të keq është rritur edhe numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga ky virus.

Në qytetet si Ohri, Shtipi dhe Manastiri, atje ku mbi 50% e popullatës është e vaksinuar, numri i shtrimeve në spitale është shumë i vogël dhe ka shumë pak pranime. Nga ana tjetër në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, ku numri i personave të vaksinuar është në shifra minimale, mezi 20%, shohim se ka presione të mëdha mbi spitalet, hapen reparte të reja, për të pranuar pacientët të infektuar me variantin e ri të koronavirusit. Këto të dhëna mjaftojnë për të kuptuar se megjithatë vaksina funksionon, për momentin është e vetmja mënyrë për të përballur me armikun e padukshëm. Në këtë pikë do të isha ndërlidhur edhe me një gjë. Në vendin tonë për fat të keq, nuk kemi njerëz me autoritet dhe të cilëve ju beson popullata, të cilët mund të dalin dhe t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ta ruaj shëndetin e vet, familjes dhe rrethit ku jetojnë dhe punojnë. Popullata ka humbur besimin në pothuajse të gjithë segmentet që e udhëheqin vendin. Nuk ju besojnë politikanëve, ngase janë të zhgënjyer nga ata skajshmërisht, nuk ju besojnë as mjekëve, nuk ju besojnë as autoriteteve tjerë si liderëve fetar, organizatave joqeveritare, odave ekonomike, udhëheqësve lokal. Pra, besimi është i barabartë me zero.

Megjithatë, çdokush në vetvete duhet të ulet dhe të mendojë. Të shoh se cila është e mira. Përfitimet nga vaksinimi i shohim në vepër, të mos verbohemi nga teori të shpikura pa asnjë bazë dhe të mundësojmë që të rikthehemi sa më shpejtë normalitetit.

Editorial i Schoolture