TAKIMI/ UNSHM-Carovska: Mësimi me prezencë fizike opsioni më i mirë

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot në onlajn-takim me ministren Mila Carovska e përshëndeti vendimin e Qeverisë për fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike sipas protokolleve për mbrojtjen e shëndetit.Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga Unioni konsiderojnë se mësimi me prezencë fizike të nxënësve është interesi më i mirë për procesin e edukimit, socializimit dhe mbrojtjes së shëndetit mendor.

“Jemi të kënaqur me vendimin e sjell, sepse vitin e kaluar jemi përpjekur që shkollat të mbeten të hapura. Shpresojmë që të gjithë së bashku, duke respektuar masat dhe protokollet e mbrojtjes, do të kontribuojmë në mësimin në tavolinat e shkollës sa më gjatë që të jetë e mundur”, tha Luka Paviqeviq, kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.

Ministrja dhe nxënësit e shkollave të mesme në takim, siç informoi MASH; e rishikuan protokollin shëndetësor për praninë fizike në shkollat e mesme dhe diskutoi plotësimin e tij me masa shtesë në mënyrë që të sigurojë mbrojtje më të madhe për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Ministrja Carovska theksoi se studentët janë ndër partnerët më të rëndësishëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në krijimin e politikave arsimore, por edhe masa për mbrojtje nga pandemia.

“Me të vërtet më vjen mirë që do të kemi mundësinë për të filluar vitin e ri shkollor me një prani fizike, sepse ne jemi një vend që i kemi mbajtur shkollat të mbyllura për një kohë më të gjatë për shkak të pandemisë Kovid-19. Shtabi i përgjithshëm koordinues i krizave vlerësoi se janë krijuar kushte për mësimdhënie me prezencë fizike, për të cilën Qeveria mori vendim dje”, tha Carovska.

Ministrja apeloi tek nxënësit e shkollave të mesme dhe kuadrit mësimor që të respektojnë në mënyrë të vazhdueshme masat mbrojtëse dhe t’i përmbahen protokolleve, sepse vetëm në atë mënyrë shkollat mund të qëndrojnë hapur më gjatë.

MASH përkujton se nga muaji i kaluar ka përgatitur edhe dy skenarë rezervë që janë lehtësisht të zbatueshëm nëse lind nevoja, gjegjësisht nëse përkeqësohet situata epidemiologjike.