Po rinovohet shkolla fillore “Liria” në Çair

Komuna e Çairit shfrytëzon pushimin veror të nxënësve për renovimin e shkollave fillore. Ganiu inspekton punimet e rinovimit në SH.F. Liria

“Periudhën e pushimit veror po e shfrytëzojmë në maksimum për renovimin e shkollave tona fillore që në fillimin e vitit të ri shkollor, shkollat të mirëpresin nxënësit e tyre në kushte më cilësore për vijimin e procesit edukativo-arsimor. Inspektova sot nga afër punimet që po zhvillohen në Shkollën Fillore “Liria” sëbashku me drejtorin Talat Sadiku, ku po bëjmë renovimin e palestrës sportive, lyerjen e tërësishme të shkollës, renovimin e dyshemesë në hyrje të saj, zëvendësimin e dyerve të dëmtuara dhe vendosjen e ndriçimit të ri”, ka shkruar Ganiu.