Më e re, moshatare apo më e vjetër? Këto janë statistikat e martesave të suksesshme bazuar në moshë

Një bashkëshorte e re dhe e bukur nuk do t’ju bëjë të lumtur për afat të gjatë, flasin hulumtimet e mbledhura. Studiuesit vunë në pah se emocionet e “boshllëkut” kanë tendenca të shfaqen brenda një dekade, duke lënë çiftet të papërgatitura për lumturi martesore të vazhdueshme.

Kombinimi më i përsosur sipas mendimeve të shumicës se burrave është një grua e re sa gjysma e moshës suaj. Megjithatë, rezultatet flasin më ndryshe.

“Lumturia martesore bie me shpejtësi me kalimin e kohës. Burrat dhe gratë që kanë diferenca të mëdha në moshë me bashkëshortët e tyre, krahasuar me ato me mosha të vogla, kanë diferencë edhe në raporte martesore”, tha bashkëautorja e studimit, Terra McKinnish.

Përveç kësaj, studimet e mëparshme flasin se dëshira për një partner shumë më të ri në moshë është kryesisht e vogël. Në vitin 2001, shkencëtarët socialë holandezë pyetën meshkuj dhe femra të moshave 20, 30, 40, 50, dhe 60 vjeç, lidhur me atë që e konsideronin moshën ideale për bashkëshort/e.  Të dy palët preferonin bashkëshortët me të njëjtën moshë, por burrat anuan për gra më të reja lidhur me preferencat jo-martesore.

Për këtë studim të ri, McKinnish dhe kolegët analizuan të dhënat për 13 vjet nga 8,682 familje në Australi. Ata erdhën në përfundim se burrat dhe gratë me partnerët më të rinj ishin më të kënaqur me martesat e tyre por vetëm në fillim, dhe burrat e gratë me bashkëshortët më të vjetër ishin më pak të kënaqur.

“Ka të ngjarë që çiftet e tilla me diferencë të moshës janë më të ndjeshme ndaj problemeve ekonomike, pasi ata kanë të ardhura relativisht më të ulëta në krahasim me çiftet e moshës së njëjtë, dhe gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë familje me të ardhura nga një burim i vetëm”, tha bashkëautori i studimit, Wang Sheng Lee.

Sa për hendekun e saktë të moshës për lumturinë martesore, Lee dhe McKinnish janë të pasigurtë. Një studim i mëparshëm tregon se diferenca ideale mund të jetë rreth një vit. Çiftet me një diferencë prej 1 viti kishin shanse 3 përqind të ndarjes, krahasuar me 18 për qind për çiftet me pesë vite diferencë, 39 për qind për 10 dhe 95 për qind për 20 vite diferencë.

Megjithatë, këta numra përfaqësojnë mesataret dhe tendencat, e jo parashikuesit e suksesit martesor, pasi gjithmonë do të ketë përjashtime nga norma. /tesheshi.com/