Një muaj fushatë intensive e ministrit Arbër Ademi për arsimin profesional

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ka më shumë se një muaj që ka filluar intenzivisht fushatën për arsimin e mesëm profesional “EDHE E MESME EDHE E VLEFSHME – ZGJEDH ARSIMIN PROFESIONAL”.

Duke pasur parasysh nevojën e domosdoshme për kuadër me arsim profesional, Ademi me angazhimin e tij maksimal është duke punuar  për të njoftuar të gjithë nxënësit lidhur me përparësit që ofron arsimi profesional, gjegjësisht mundësit e shumta për punësim që i kanë të rinjtë që mbarojnë shkollimin e mesëm profesional.

Bazuar në atmosferën që është zhvilluar dhe po zhvillohet kjo fushatë në gjitha qytetet e vendit, bën të besojmë që edhe suksesi nuk do të mungojë.

Duhet të theksojmë se shumë profesionistë të dëshmuar në vendin tonë kanë dalë në mbështetje të madhe të fushatës së ministrit Arbër Ademi. Gjithashtu, me pozitivitet të madhë dhe me interes të veçantë është pritur edhe nga nxënësit që nënkupton se me shumë gjasa pritshmëritë që një numër i madhë i nxënësve të orientohen në shkollat e mesme profesionale janë të mëdha.