Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Festa e Bajramit: Studentët e UEJL-së do u blejnë rroba të reja fëmijëve në nevojë

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore gjatë javës së ardhshme, nga data 27 maj deri më 31 maj do të grumbullojnë të holla, që me to t’u blejnë rroba të reja fëmijëve në nevojë për festën e Bajramit që do të jetë më datë 4 qershor, transmeton Portalb.mk.

Studentët gjatë javës së ardhshme, nga ora 10 deri në ora 15 do të grumbullojnë mjete përpara bufesë në kampusin e UEJL-së në Tetovë. Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në këtë aktivitet që të mund për këtë festë më shumë fëmijë të jenë të veshur me rroba të reja. Ata e kanë titulluar këtë aktivitet “Ta gëzojmë bashkë”.

“Zakonisht është grumbulluar ushqim për familjet në nevojë, këtë herë ne deshëm të kontribuojmë në tjetër mënyrë, duke i bërë të lumtur ata fëmijë me veshje të reja. Ftojmë qytetarët të vijnë dhe të kontribuojnë në këtë aktivitet”, thonë organizatorët.

Studentët ftojnë qytetarët që të paraqesin te to familjet në nevojë që njohin.

Më shumë informata mund të gjeni këtu.