Mbyllet festivali i Cannes, fitues filmi “Parasite”

Filmi i regjisorit koreano-jugor Bong Joon, “Parasite”, është fitues i “Palmës së Artë” në festivalit prestigjioz të filmit, që zhvillohet në qytetin francez Cannes.
Filmi “Parasite” shtjellon një dramë familjare, e kombinuar me thriller, për shkak të pabarazive sociale, transmeton albinfo.ch.
Regjisori ka thënë se ndihet i nderuar për këtë shpërblim që morri. Bong Joon Ho bëhet i pari kineast koreano-jugor që fiton çmimin prestigjioz në këtë festival .
“Atlantics”, një tregim për imigrantët nën regjinë e franko-senegalezes Mati Diop, fitoi çmimin e Dytë më të rëndësishëm të festivalit,
Ndërkohë, çmimin Aktorja më e Mirë e fitoi anglo-amerikania, Emily Beccham. Aktori më i Mirë u shpall spanjolli, Antonio Banderas.