MËSIMI ME PREZENCË FIZIKE/ Gjitha pikat se si do të zhvillohet mësimin në shkollat fillore

Ministria e Arsimit ka publikuar protokollet se si do të zhvillohet mësimi në shkollat fillore me prezencë fizike.

Schoolture ua sjellë të njëjtat:

Protokoll për veprim të shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 2021/2022

  1. Procesi mësimor në vitin shkollor 2021/2022 zhvillohet me prani fizike në shkollë.
  2. Dita e parë e mësimit detyrimisht fillon me udhëzime për të gjithë nxënësit mbi mënyrën e drejtë dhe të sigurtë të sjelljes, të mbajnë distancë fizike, higjienën e duarve dhe mbrojtjen e shëndetit personal por edhe shëndetin e nxënësve tjerë dhe punonjësve në shkollë.
  3. Shkolla për hyrje dhe dalje të nxënësve vendos në funksion të gjitha hyrjet e objektit shkollor dhe përgatit orar për hyrje/dalje në kohë të ndryshme për hyrjen dhe daljen e nxënësve për çdo klasë.
  4. Orari për hyrje/ dalje vendoset në vende të dukshme në shkollë.
  5. Në hyrje të shkollës, korridore dhe klasa vendosen materiale edukativo-informues, udhëzues për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë në shkollë dhe mjete për dezinfektimin e duarve.
  6. Hyrja në shkollë lejohet vetëm me përdorimin e detyrueshëm të maskës mbrojtëse dhe dezinfektimin e duarve për të gjithë punonjësit dhe nxënësit në shkollë.
  7. Në çdo hyrje të shkollës nxënësit i pret mësimdhënësi kujdestar i cili i ndihmon nxënësit të dezinfektojë duartë me dezinfektues.
  8. Për hyrje dhe dalje të kontrolluar në /nga shkolla, para dhe mbrenda në shkollë, organizohet shërbim për mbajtjen e rendit, me qëllim të mbajtjes së rendit dhe mbajtjes së distancës së nevojshme në mes nxënësve edhe atë 2 mbajtës të rendit para hyrjes në shkollë dhe 2 në shkollë. Mbajtësit e rendit angazhohen nga stafi i punonjësve në shkollë, për të cilët vendos drejtori i shkollës fillore.
  9. Nxënësve të cilët udhëtojnë me transport të organizuar, u matet temperatura para hyrjes në autobus dhe bëhet dezinfektimi i duarve dhe këpucëve, Nxënësit që kanë temperature të rritur ( mbi 37.4°) kthehen në shtëpi me rekomandim që prindi të marrë masat e duhura shëndetësore.Transportuesit të cilët kryejnë transportin e nxënësve i respektojnë dhe zbatojnë protokollet për transportin e udhëtarëve.
  10. Të gjithë punonjësve ju matet temperatura trupore para hyrjes në shkollë me termometër digjital pa kontakt fizik, ndërsa në rast të rritjes së temperaturës ( mbi 37.4°) punonjësi drejtohet tek mjeku amë.
  11. Nxënësve para hyrjes në shkollë, Ju matet temperatura trupore me termometër digjital pa kontakt fizik. Në rast të rritjes së temperaturës trupore ( mbi 37.4°) nuk lejohet hyrja e nxënësit në shkollë ndërsa prindi drejtohet për konsultim tek mjeku amë i nxënësit. Fëmijët me simptoma të sëmundjeve tjera ngjitëse gjithashtu nuk duhet të lejohen të shkojnë në shkollë.
  12. Prindërit / kujdestarët i dërgojnë nxënësit deri të hyrja e caktuar e shkollës dhe ndalohet hyrja e tyre në shkollë, përveç për prindërit/ kujdestarët dhe asistentët arsimor fëmijët e të cilëve janë me nevoja të veçanta arsimore me mbajtjen e obligueshme të maskës/ mbulimin e fytyrës.
  13. Ndalohen të gjitha përshëndetjet me kontakt fizik ndërmjet punonjësve në shkollë dhe ndërmjetë nxënësve.
  14. Mësimdhënësit duhet t′iu shmangin qëndrimeve të gjata në zyrën e mësimdhënësve, dhe

dertyrimisht kujdesen për distancën fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse. mbulimin e fytyrës.

  1. Shkëmbimi i informatave dhe takimet me prindërit/ kujdestarët zhvillohet përmes telefonit ose përmes aplikacionit online për të cilën do të bien dakord prindërit dhe mësimdhënësit, ose nëse lejojnë kushtet e motit në natyrë.
  2. Hapësirat të cilat më së shpeshti janë të ekspozuar ndaj prekjes, nga ana e punonjësve në shkollë dhe nxënësve, dezinfektohen në fillim dhe në fund të çdo ndrrimi më së paku dy herë në ditë. Shkolla përgatitë listë për të gjitha hapësirat të cilat rregullisht duhet të pastrohen;
  1. Nxënësit e një paralele qëndrojnë në një hapësirë, pa pasur mundësinë për përzierjen e nxënësve nga klasa të ndryshme në të njëjtën klasë;
  2. Hapësirat detyrimisht të ajrosen pas përfundimit të çdo ore mësimore, më së paku gjysëm ore para ardhjes dhe pas shkuarjes së nxënësve.
  3. Gjatë orës së mësimit në klasë, nëse lejojnë kushtet klimatike preferohet që dritarja të jetë e hapur. Në klasat ( nëse shkolla disponon) rekomandohet që të shmanget shfrytëzimi i koncidionerëve dhe ventilimit.
  4. Pastrimi i klasave bëhet para fillimit të mësimit, gjatë kohës së pushimit kur nxënësit janë në oborrin e shkollës dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve, me ujë dhe sapun/ detergjent dhe me mjete dezinfektuese të cilët veprojnë ndaj viruseve sipas udhëzimeve të prodhuesit.
  5. Gjatë mësimit në kabinete, për shkak të kujdesit të shëndetit të nxënësve, futet sistemi për lëvizje njëkahëshe të nxënësve dhe dalje të kontrolluar dhe hyrje në kabinete. Pas largimit të grupit të nxënësve, detyrimisht hapsira të ajroset dhe kryhet dezinfektimi, pas së cilës grupi i dytë i nxënësve lejohet të hyjë.
  6. Përdorimi i tualeteve organizohet në mënyrë që të mundësohet prani më e vogël e nxënësve dhe mbajtja e distancës ( p.sh. nëse tualeti është i vogël nxënësi duhet të pres jashtë tualetit derisa të dalë nxënësi i cili gjendet brenda).
  7. Tualetet duhet të jenë funksionale në mënyrë që të sigurojnë kushte për larjen më të shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun dhe më shpesh të pastrohen duke mbajtur shënime të obligueshme për pastrimin dhe dezinfektimin me mjetet të cilat veprojnë ndaj viruseve sipas udhëzimeve të prodhuesit në mënyrë alternative mund të përdoret hipoklorit të natriumit 0.1 % (5% zbardhues për amvisëri i cili përdoret në raport 1:100) ose 70 % alkool për dezinfektimin e hapësirave të sipërme.
  8. Sallat, shkollat dhe hapësirat tjera të përbashkëta pastrohen më së shpeshti, derisa nxënësit janë në mësim dhe pas përfundimit të të gjithas aktiviteteve shkollore.
  9. Pastrimi i sallës së fizkulturës dhe fushave sportive, zhveshtoreve, dhomave për ngrënie dhe hapësirave tjera ndihmëse, bëhet menjëherë pas shfrytëzimit të çdo grupi të nxënësve.
  10. Shkollat zbatojnë sistem për lëvizje njëkahëshe të nxënësve nëpër hapësira si dhe kufizojnë numrin e personave të cilët njëkohësisht janë të pranishëm në zhveshtore si dhe daljet e kontrolluara dhe hyrjet në zhveshtore .
  11. Në shkollat me qëndrim të zgjatur, mësimi duhet të organizohet brenda kapaciteteve hapësinore të disponueshme dhe të realizohet me nxënës të së njëjtës paralele dhe të së njëjtës klasë (duke mos i përzier klasët ose paralelet e ndryshme).
  12. Nxënësit të cilët racionin/ushqimin e sjellin nga shtëpia duhet të jetë i paketuar në mënyrë përkatëse, duke mbajtur llogari për standardet dhe normat e të ushqyerit të kësaj kategorie.
  13. Ushqimi i përgatitur në kuzhinat e shkollës për fëmijët me qëndrim të zgjatur, duhet të jetë në përputhje të plotë me respektimin e rregullave për praktikë higjienike dhe të prodhuar, të përcaktuar me Ligjin për Sigurim të Ushqimit, si dhe standardet dhe Protokollet e HACCP për mbrojtje nga KOVID- 19.
  14. Shërbimi i racioneve realizohet në tryezat e shkollës, duke mbajtur llogari që të mos vije deri te përzierja e nxënësve nga paralelet e ndryshme.
  15. Nxënësit i lajnë duart para dhe pas ngrënies, para dhe pas përdorimit të tualetit para dhe pas ardhjes nga jashtë dhe kur duart duken të ndyta/përlyera.
  16. Shfrytëzimi i sallës së fiskulturës, bibliotekës dhe hapësirave tjera duhet të bëhet nga grupi i nxënësve të të njejtës paralele, në mënyrë që të mos ekzistojë mundësia e përzierjes së një numri të madh të nxënsëve nga paralelet e ndryshme ( psh. gjatë një ore mësimore, një paralele është në sallën e fizkulturës, ndërsa dy paralele janë jashtë në oborrin e shkollës ose në fushat sportive).
  17. Kalimi nëpër hapësirat e përbashkëta duhet të organizohet në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit e njërës paralele kalojnë, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit e paraleleve tjera presin radhën e tyre duke i udhëzuar nxënësit që mos t′i prekin hapësirat ose objektet ku lëvizin.
  • Duhet të shmanget hyrja e personave të tjerë ( p.sh, pastrim, riparim ose sjellje të ushqimit) nëpër klasa derisa nxënësit gjenden aty, si dhe hyrja në objektin shkollor të personave të cilët nuk janë të punësuar në shkollë ose nxënësve të cilët nuk janë nxënës të asaj shkolle.
  • Dërgesat për nevojat e shkollave i marrin përgjegjësit, punonjësit në shkollë nga hyrja dytësore e shkollës ( nëse ekziston një hyrje e tillë), ndërsa hyrja kryesore lejohet vetëm për tekniket e shërbimeve ose ofruesit tjerë të shërbimeve të cilat janë të domosdoshëm (p.sh. zbatimi i masave parandaluese dhe masave epidemiologjike siç janë kontrollimi i ujit të konsumueshëm, siguria e ushqimit etj) me respektimin e detyrueshëm të masës për dezinfektimin e duarve si dhe mbajtja e maskës mbrojtëse/ mbulesës së fytyrës dhe mbrojtës së këpucëve.
  • Nëse në shkollë paraqitet ndonjë person i sëmurë me KOVID -19 ose person i cili ka pasur kontakt me të sëmurë me KOVID -19, personi duhet të izolohet në hapësirë të veçantë me mbajte të obligueshme të maskës/ mbulimit të fytyrës, ndërsa drejtori duhet të komunikojë me Qendrën për Shëndet Publik për marrjen e udhëzimeve për veprim të mëtutjeshëm. Për aktivitetet e ndërmarra dorëzohet raport në komunë, ndërsa komuna në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
  • Nëse nxënësi shfaq simptoma të KOVID-19 deri sa është në shkollë mësimdhënësi/bashkëpunëtori profesional izolon nxënësin në hapësirë të veçantë dhe menjëherë i njofton prindërit / kujdestarët , të cilët në periudhë sa më të shkurtër kohore duhet të marrin fëmiun me qëllim të konsulltimit dhe veprimit të mëtutjeshme me mjekun amë të nxënësit.
  • Nëse konfirmohet se nxënësi është i sëmurë me KOVID -19, njoftohet shërbimi epidemiologjik në Qendrën për Shëndet Publik i cili urgjentisht duhet të realizojë pyetësor me mësimdhënësit dhe nxënësit për vlerësimin e nivelit të rrezikshmërisë në bazë të kontakteve të cilat i kanë pasur

Vërejtje: Për shkak të veprimtarisë specifike të shkollave fillore shtetërore ( shkolla me qendra burimore , shkolla me qendra burimore dhe akomodim në konvikte, shkolla shtetërore për muzikë dhe balet), dorëzojnë protokoll për mësim me prani fizike në shkollë me masa plotësuese për mbrojtje nga KOVID-19.