FILLIMI I VITIT SHKOLLOR/ Komuna e Kërçovës kërkon shtyrjen ose mësim online për shkak KOVID-19

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i’u është drejtuar prindërve dhe nxënësve me një njoftim lidhur me procesin mësimor në komunën që ai drejton duke ju treguar se kanë kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive zgjidhje afatshkurtër pasi këtë e detyron gjendja me coronavirusin në këtë komunë.

“Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës

Duke e ndjekur nga afër gjendjen me pandeminë në qytetin e Kërçovës, sot Shatabi i krizës në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi kërkesat nga ana e Këshillave të prindëve nga shkollat fillore dhe të mesme, me ç’rast vendosëm që t’i drejtohemi Komisionit për sëmundje ngjitëse me Kërkesë për shtyrje të fillimit të vitit shkollor, ose mbajtjen e mësimit nga distanca në kohë të caktuar.

Jemi në pritje të përgjigjes nga organet kompetente, me shpresë se kërkesa jonë do të pranohet dhe me këtë do të zbusim përhapjen e virusit në mesin e banorëve të Kërçovës.Me marrjen e përgjigjes, do të informoheni në kohë për fillimin e vitit shkollor.

Me respekt,Komuna e KërçovësKryetar,Fatmir Dehari