MËSIMI ME PREZENCË FIZIKE/ Këto janë protokollet për shkollat e mesme

Ministria e Arsimit ka publikuar protokollet se si do të zhvillohet mësimi në shkollat e mesme me prezencë fizike.

Schoolture ua sjellë të njëjtat:

Protokoll për veprim të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e procesit edukativo – arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021

  1. Procesi arsimor dhe puna edukativo-arsimore në vitin shkollor 2021/2022 realizohet me prani fizike në shkollë.
  2. Dita e parë e mësimit detyrimisht fillon me udhëzime për të gjithë nxënësit mbi mënyrën e drejtë dhe të sigurt të sjelljes, të mbajnë maska, të mbajnë distancë fizike, higjienën e duarve dhe mbrojtjen e shëndetit personal, por edhe shëndetin e nxënësve tjerë dhe punonjësve në shkollë.
  3. Shkolla për hyrje dhe dalje të nxënësve vendos në funksion të gjitha hyrjet e objektit shkollor.
  4. Materialet edukative-informuese dhe udhëzimet për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në shkollë vendosen në hyrje të shkollës, në korridore dhe në klasa..
  5. Dezinfektuesit vendosen në hyrje të shkollës, si dhe në klasa dhe hapësirat e tjera të shkollës.
  6. Hyrja në shkollë lejohet vetëm me mbajtjen e detyrueshëm të maskës mbrojtëse dhe dezinfektim të duarve për të gjithë punonjësit dhe nxënësit në shkollë.
  7. Për hyrje dhe dalje të kontrolluar në/nga shkollës, para dhe brenda në shkollë, organizohet shërbim për mbajtjen e rendit, me qëllim të mbajtjes së rendit, dezinfektimin e detyrueshëm të zbatimit dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse, mbajtjen e distancës së nevojshme ndërmjet nxënësve, dhe atë 2 mbajtës të rendit para hyrjes në shkollë dhe 2 në shkollë. Mbajtësit e rendit angazhohen nga stafi i punonjësve në shkollë, për të cilën vendos drejtori i shkollës së mesme.
  8. Të gjithë punonjësve dhe nxënësve në hyrje të shkollës ju matet temperatura me termometër digjital pa kontakt dhe në rast të rritjes së temperaturës (mbi 37.4 °) punonjësi drejtohet tek mjeku amë.
  9. Nxënësve para hyrjes së shkollës u matet temperature me termometër digjital pa kontakt. Në rast të rritje së temperaturës (mbi 37.4°) nuk lejohet hyrja e nxënësit në shkollë dhe prindi drejtohet në konsultim tek mjeku amë i nxënësit. Fëmijët me shenja të sëmundjeve tjera infektuese gjithashtu nuk guxojnë të vijnë në shkollë.
  10. Ndalohet hyrja për prindërit/kujdestarët përveç nxënësve me nevoja të veçanta arsimore me mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.
  11. Ndalohen të gjitha llojet e kontaktit fizik për përshëndetje midis punonjësve të shkollës dhe nxënësve .
  1. Nxënësit dhe punonjësit të cilët deri në shkollë shfrytëzojnë transport publik e respektojnë protokollin për transportin e udhëtarëve në transportin publik.
  2. Mësimdhënësit duhet t’i shmangen qëndrimeve të gjata në zyrën e mësimdhënësve dhe detyrimisht të ruajnë distancë fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse/ mbulimin e fytyrës.
  3. Bartja e informacioneve dhe takimet me prindërit/ kujdestarët bëhen përmes telefonit ose përmes ndonjë aplikacioni online për të cilën do të merren vesh prindërit dhe mësimdhënësit, ose nëse lejojnë kushtet klimatike në hapësirë;
  1. Nxënësit nga njëra paralele qëndrojnë në një hapësirë, pa pasur mundësi për përzierjen e nxënësve prej paraleleve të ndryshme në të njëjtën klasë;
  2. Hapësirat duhet të ajrosen pas çdo ore, të paktën gjysmë ore para ardhjes dhe shkuarjes së nxënësve, dhe nëse lejojnë kushtet klimatike , preferohet që dritaret të qëndrojnë të hapura gjatë orës mësimore .
  3. Në rastet në mësimin në zyrë, për shkak të kujdesit të shëndetit të nxënësve, futet sistem për lëvizje njëkahëshe të nxënësve dhe hyrje dhe dalje të kontrolluar në zyrat. Pas daljes së njërës grup të nxënësve, detyrimisht ajroset hapësira dhe kryhet dezinfektimi, pas së cilës lejohet hyrja e grupit të dytë të nxënësve.
  4. Për realizimin e trajnimit praktik dhe të mësuarit përmes punës,shkolla përgatit një orar për përdorimin e kapaciteteve shkollore ku e vendos në vend publik të shkollës. Përdorimi i kapaciteteve shkollore është e detyruar të respektojë të gjitha protokollet ,për sigurinë e nxënësve.
  5. Nxënësit dhe mësimdhënësit përgjegjës duhet të respektojnë protokollet e ndërmarrjeve (në repartet, hapësirat higjienike- sanitare, njësia e të ushqyerit dhe të gjitha pjesët tjera ku mund të lëvizin nxënësit në kompani).
  6. Përdorimi i sallës sportive, bibliotekës dhe mjediseve të tjera rekomandohet të jetë nga një grup nxënësish të të njëjtës klasë, në mënyrë që të mos ketë mundësi për përzierjen e nxënësve nga klasa të ndryshme për të cilat shkolla përgatit orar paraprakisht (p.sh. gjatë 1 ore të mësimit, një klasë është në palestër, dhe dy klasa janë jashtë në oborrin e shkollës ose në terrenet sportive).
  7. Përdorimi i tualeteve organizohet në mënyrë që të mundësohet prani më e vogël e nxënësve dhe mbajtja e distancës ( p.sh. nëse tualeti është i vogël nxënësi duhet të pres jashtë tualetit derisa të dalë nxënësi i cili gjendet brenda)edhe atë gjatë orëve të mësimit për të cilat nxënësit informohen në kohën e duhur.
  8. Mirëmbajtja e rregullt e tualeteve me udhëheqjen e detyrueshme të evidencës për pastrimin e zbatuar dhe dezinfektimin me mjetet të cilat veprojnë ndaj viruseve sipas udhëzimeve të prodhuesit në mënyrë alternative mund të përdoret hipoklorit të natriumit

0.5 % (5% zbardhues për amvisëri i cili përdoret në raport 1:100) ose 70 % alkool për dezinfektimin e hapësirave të sipërme.

  • Pastrimi i klasave bëhet para fillimit të mësimit, gjatë kohës së pushimit kur nxënësit janë në oborrin e shkollës dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve, me ujë dhe sapun/ detergjent dhe me mjete dezinfektuese i cili vepron ndaj viruseve sipas udhëzimeve të prodhuesit.
  • Korridoret, shkallët dhe hapësirat tjera të përbashkëta pastrohen para se të fillojë mësimi, gjatë kohës së mësimit dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve shkollore.
  • Pastrimi i sallës së fizkulturës dhe fushave sportive, zhveshtoreve , dhe hapësirave tjera ndihmëse, bëhet menjëherë pas shfrytëzimit nga ana e çdo grupi të nxënësve.
  • Shkollat zbatojnë sistem për lëvizje njëkahëshe të nxënësve nëpër hapësira si dhe kufizojnë numrin e personave të cilët njëkohësisht janë të pranishëm në zhveshtore si dhe daljet e kontrolluara dhe hyrjet në zhveshtore .
  • Hyrja e personave të tjerë duhet të shmanget (për shembull, për pastrimin, riparimin ose sjelljen e ushqimit) në klasa për sa kohë që nxënësit janë brenda në klasë ,si dhe hyrja

në objektin e shkollës të personave që nuk janë të punësuar në shkollë ose fëmijëve që nuk janë nxënës të asaj shkolle.

  • Nëse në shkollë shfaqet ndonjë person me KOVID-19 ose personi që ka pasur kontakt me person të infektuar me KOVID-19, personi duhet të izolohet në hapësirë të veçantë me mbajtjen e detyrueshme të maskës / mbulese mbrojtëse,ndërsa drejtori duhet të krijojë komunikim me Qendrën për Shëndet Publik për udhëzime të mëtutjeshme. Shkolla paraqet raport mbi aktivitetet e ndërmarra në komunë, dhe komuna në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
  • Nëse nxënësi shfaq simptoma të KOVID-19 derisa është në shkollë, mësimdhënësi

/bashkëpunëtori profesional e izolon nxënësin në hapësirë të veçantë me mbajtjen e detyrueshme të maskës / mbulesës së fytyrës dhe menjëherë të njoftoj prindërit / kujdestarët, të cilët duhet ta marrin, fëmiun sa më shpejt me qëllim që të konsultohet për udhëzim të mëtutjeshme me mjekun amë të nxënësit.

  • Nëse konfirmohet që një nxënës është i infektuar me KOVID – 19, atëherë të ndjeken protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë për atë nxënës, ndërsa shkolla të konsultohet me Qendrën për Shëndetin Publik, për veprime të mëtutjeshme për klasën të cilës i përkiste nxënësi.

Rikujtesë: Shkollat e mesme shtetërore për arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta me akomodim në internat, arsimi i mesëm i artit, gjimnazi i sporteve dhe akademia e sporteve, dorëzojnë Protokoll të veçantë për mësimin me prani fizike në pajtim me specifikat e veprimtarisë që e kryejnë.