KOVID-19 NË SHKOLLA/ MSH: Nuk ka përhapje të virusit në shkolla, s’ndryshon modeli i mësimit

Për 40% është ulur incidenca e përhapjes së virusit tek popullata në nivel të shtetit me fillimin e vitit të ri shkollor, krahasuar me përhapjen e virusit në dy javët e fundit në gusht, tregon analiza e fundit epidemiologjike e Institutit për Shëndet Publik, përcjell Schoolture.info

Sipas analizës, 3.9% në shtet nga grupmosha 0-9 vjet janë pozitiv me kovid.

Në Shkup ka 139 fillorist të infektuar, 70 shkollar të mesës, 72 nga popullata akademike dhe 18 fëmijë nga mosha parashkollore.

Në Kumanovë ka  5 fillorist të infektuar, 8 nxënës të shkollave të mesme, 18 nga popullata akademike dhe tre fëmijë të moshës parashkollore.

Sipas këtyre të dhënave dhe incidencës së ulur të përhapjes së virusit, nuk ka nevojë për ndryshim të modelit të mësimit, vlerësojnë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Përgatiti: Schoolture.info