GOSTIVAR-TETOVË/ Fillon mësimi me prezencë fizike

Shkollat e mesme komunale të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit sot kanë filluar mësimin me prezencë vizike, ku I njëjti ishte zhvilluar nga distance për më shumë se një vitë e gjysmë dhe u prolongua edhe për dy javët e para të shtatorit, si pasojë e numrit të lartë të të infektuarve me Covid 19 në këto dy qytete.

“Ndonëse në të gjitha shkollat në RMV mësimi ka filluar më një shtator, megjithatë në Tetovë e Gostivar u prolongua për dy javë për shkak të numrit në rritje të rasteve me Covid 19. Sot 5.749 nxënës të shkollave të mesme komunale në Tetovë janë ulur në bankat shkollore për më shumë se një vit e gjysëm mësim online”.

AMET QAZIMI – SEKTORI PËR ARSIM 00:46

“ Të gjtiha përgatitjet paraprake ishin të bëra në kohë. Edhe investimet nëpër institucionet shkollore u realizuan që ky fillim vit ti gjejë shkollat dhe nxënësit me kushte shumë më të mira”.

Shkollat e mesme thonë se janë marë të gjitha masat për mbarëvajtje të mësimit dhe presin respektimin e protokolleve shëndetësore nga ana e nxënësve.

JETMIR ADLILI – SHMK “7MARSI” 00:19

“janë marë të gjitha protokollet e parapara që janë nga MSH-ja, nxënësit I respektojnë, janë të vetëdijshëm që tu përmbahemi rregullavepatjetër, për të mirëne tyre dhe publikut. Gjithashtu edhe profesorët janë të informuar, në hyrje ka profesor që bëjnë matjen e temperaturës, pa maska nuk I lejojnë të hynë brenda”.

Nga ana tjetër kompetentët bëjnë me dije se në shkolat e mesme në Tetovë nuk ka nxënës të infektuar me COVID 19 apo në izolim shtëpiak, dhe se presin respektim të rregullave që mos të ketë rritje të numrit të të infektuarve. /KlanMacedonia