KOVID-19/ Si është situate në çerdhet, përgjigjen autoritetet

Gjendja nëpër çerdhet e vendit është e qëndrueshme, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Raporti i Inspektoratit Sanitar Shëndetësor ka treguar se në gjitha çerdhet e vendit po respektohen protokollet dhe se nuk ka shpërndarje të brendshme të virusit. Shahpaska njoftoi se numri i kuadrit dhe fëmijëve të infektuar nëpër çerdhe është shumë i vogël.

Gjendja nëpër kopshtet e fëmijëve është e qëndrueshme. Sot u informova se vetëm 13 edukatorë e të punësuar të tjerë janë pozitiv në gjithë territorin e vendit dhe vetëm 9 fëmijë. Gjatë 7 ditëve të kaluara kryem mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektoriale mbi respektimin e protokolleve i cili është kryer nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor. Raporti i dërguar deri në Ministrinë e Punës është se protokollet respektohen, nuk ka transmision horizontal të virusit nëpër çerdhe”, pohoi Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.