Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë,, pauza prej 20 minutave midis termineve për bisedë me çdo fëmijë

Në shkollat fillore në vend prej sot e deri më 30 qershor do të regjistrohen nxënësit në klasën e parë për vitin shkollor 2020/2021 pasi afatet për regjistrim me dekret të Qeverisë u shtynë për një muaj për shkak të mbrojtjes nga infektimi me KOVID-19.

Në vend në muajin maj, siç është konfirmuar në Ligjin për arsimin fillor, këtë vit regjistrimet janë në qershor dhe prindërit do të kenë në dispozicion një muaj për t’i regjistruar fëmijët në shkollat fillore, ndërsa ata deri më 15 korrik duhet t’i publikojnë rezultatet.

Qeveria të premten në seancë miratoi protokoll për zbatimin e regjistrimit të nxënësve të klasës së parë me masa të konfirmuara për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin që të përhapet koronavirusi.

Sipas protokollit, regjistrimi zbatohet në termin të konfirmuar nga Komisioni për regjistrimin e nxënësve të formuar nga drejtori i shkollës. Duhet të ketë pauzë prej të paktën 20 minuta mes termineve për bisedë të anëtarëve të komisionit me çdo fëmijë. Në pauzat ndalohet grupimi i të pranishmëve në shkollë.

Image may contain: text

Në hapësirën për bisedë mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e Komisionit për regjistrim, fëmijë dhe njëri prej prindërve/kujdestarëve. Të paktën dy metra distancë duhet të ketë mes të pranishmëve, të rriturit të mbajnë maska dhe doreza, ndërsa pas çdo bisede hapësira duhet të dezinfektohet.

Në hyrje të shkollës detyrimisht duhet të ketë mjet për dezinfektimin e këpucëve dhe duarve, si dhe materiale të vendosura edukative-informative për respektimin e masave mbrojtëse parandaluese.