Ademi: Fillimi i vitit shkollor do të jetë më ndryshe nga vitet paraprake

Ndryshimet e mëdha të cilat Ministria e Arsimit  dhe Shkencës me mbështetje të fuqishme nga faktorët shoqëror të prekur dhe  partnerët e shumtë strategjik i ka krijuar në periudhën e fundit në suaza të procesit për përparimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar,  ndërsa të cilat hynë në fuqi këtë vit shkollor, japin besim të fuqishëm  se ky fillim  do të jetë më ndryshe nga vitet tjera paraprake,  është cituar në letrën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, dërguar menaxhmentit, të punësuarve dhe nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut.

Ai potencon se miratimi i Ligjit të ri për arsim fillor, mundëson përparim të të drejtave dhe mundësive për mësimdhënësit dhe nxënësit dhe veçanërisht është fokusuar në inkuzionin arsimor me theks  të nxënësve me pengesa, si dhe drejt përforcimit të  respektit të multikulturatelizmit, ndërsa siç është cituar në letër, Ligji i ri për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme, për herë të parë siguron mundësi  për përparim të karrierës dhe rritje të vazhdueshme të pagave  sipas kësaj baze.

Ademi tha se në këtë kontekst  nuk mund të mos përmendet  edhe procesi i pajisjes së shkollave me vegla të reja, përmirësimi i kushteve  infrastrukturore, hapja e kompanive shkollore reale, si dhe mbështetja e projekteve për mësim përmes punës direkte  në kompanitë.

Ai shprehu bindje se mbështetja e MASH do të jetë ende më e fuqishme në periudhën që vijon