SASHK dhe MASH në anën e njëjtë për mësimdhënësit, kurse në anë të kundërt me grevën

Nëse fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në janar nuk dihej për shkak përhapjes së fruthit apo ajrit të ndotur në qytetet e mëdha, fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020 për 260 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme mes të cilëve edhe 20.000 filloristë, është sjellë në pyetje nga SASHK-u.

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SASHK kumtoi se vendimin për grevë ditën e parë të shkollës SASHK e solli më 23 gusht pasi nuk pajtohet rritja e pagave të mësimdhënësve të jetë 5 për qind, por për aq sa është rritur paga minimale në shtet, gjegjësisht 25 për qind.

SASHK: Pagat e mësimdhënësve të harmonizohen me pagën minimale

Edhe krahas apelit të ministrit Arbër Ademi të ketë mësim, Nedellkov në konferencë shtypi kumtoi se vendimi i tyre është definitiv për grevën paralajmëruese nesër, ndërsa mësim do të ketë prej të martës. SASHK këtë muaj do të presë negociata me MASH që të gjendet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë, ndërsa nëse nuk ka deri në fund të muajit është e mundur të organizohet grevë e përgjithshme.

“Sindikata jonë nesër do të mbajë grevë. Anëtarët tanë dhe të gjithë të tjerët që nuk janë anëtarë tanë, ndërsa që dëshirojnë t’i bashkohen grevës, do të jenë në grevë. Kjo do të thotë se do të shkojnë në punë, do të jenë në hapësirën e caktuar për grevë, por nuk do t’i kryejnë obligimet edukativo-arsimore dhe nuk do të pranojnë nxënësit e ardhur në shkollë”, tha Nedellkov.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi u bëri thirrje drejtorëve dhe mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme të përgatiten për ditën e parë të shkollës, siç tha, edukimi i nxënësve nuk duhet të ketë ngecje, ndërsa veçanërisht nuk duhet të lejohet zhgënjimi i nxënësve të klasës së parë të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore.

Në konferencën për shtyp ai tha se do të vazhdojë dialogu me SASHK që së bashku t’i definojnë të gjitha masat e ardhshme sistematike për cilësi më të mirë të mësimit dhe statusit të materialit të mësimdhënësve. Megjithatë theksoi se MASH është në anën e veprimtarisë arsimore dhe të mësimdhënësve dhe se për 10,8 për qind më e lartë është paga e tyre në shtator të vitit 2019 në krahasim me gushtin e vitit 2018, me të dy rritje prej pesë për qind vitin e kaluar dhe këtë vit në shtator.

“Me SASHK jemi në anën e njëjtë kur bëhet fjalë për statusin material të mësimdhënëse për të cilët kemi parashikuar dhe zhvillim karriere dhe avancim sipas Ligjit të ri për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesionalë. Nuk ka arsye për organizim të grevës. E respektojmë të drejtën e grevës, por e jona është të apelojmë se nuk ka nevojë. Greva organizohet në kushte kur nuk ka zgjidhje. Ne ofrojmë dhe kemi zgjidhje për pagë më të lartë”, tha Ademi duke shtuar se prejse do të shqyrtohen të gjitha parametrat në Buxhet do të kuptohen edhe mundësitë për rritje të ardhshme të pagave.

Zaev: Mos i dëshpëroni nxënësit në ditën e parë të shkollës

Paralajmërimi i SASHK-ut për grevë ishte edhe në diskutimet e deputetëve të opozitës të seancës kuvendore në të cilën këtë fundjavë u zgjodhën anëtarë të ri të Qeverisë. Ato akuzuan për paga të ulëta në arsim, ndërsa kryeministri u përgjigj se ato por rriten dhe do të ishin më të mëdha nëse qeveria nuk do ishte e detyruar të kthej borxhe. Zaev u bëri thirrje mësimdhënëse të mos i dëshpërojnë nxënësit me grevë në ditën e parë të shkollës kur do të marrim edhe pesë për qind pagë më të madhe.

“Ato janë fëmijët tonë dhe duhet të jenë në mësim. Gjithsesi të drejtën e grevës e respektojmë. Besoj se këto ditë sindikata do të vazhdojë të bisedojë me ministrin e Arsimi, edhe unë u qëndrojë në dispozicion. Vullnet te ne ekziston. Gjithçka që mundemi do të bëjmë. Kemi mundur në vend të paguajmë borxhe të mëdha që i kemi trashëguar, të ndajmë paga më të mëdha”, theksoi Zaev.

Në arsim në vitin 2018, tha, pagat janë rritur për pesë për qind, ndërsa nga 1 shtatori i vitit 2019 për 5 për qind,që sië tha, kumulative është 11 për qind.